Ecte me 306 km/h në tunelin e Kalimashit, shoqërohet në polici i riu, i bllokohet “Lamborghini”

Aktualitet | 4 vite më parë

Një i ri shqiptar që drejtonte makinën luksoze “Lamborghini” me 306 km/h në tunelin e Kalimashit është shoqëruar në polici dhe është gjobitur me 100.000 lekë, njofton policia. Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se të riut, i identifikuar si Aleks Vishai, i është bllokuar mjeti që i rrezikoi jetën edhe një familjeje tjetër duke bërë manovra të rrezikshme në tunel.

Policia e mori vendimin e saj pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 306 km/h në Tunelin e Kalimashit.

Policia Rrugore e Tiranës bën thirrje për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa u kërkon  të ndalojnë publikimin në rrjetet sociale të materialeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore, njoftoi policia.

Pak ditë më parë opiniomi shqiptar u trondit nga një aksident i rëndë tek rrethrrotullimi i TEG-ut afër Tiranës. Nga përplasja e një makine që po ecte me shpejtësi afro 200 km/h një i ri dhe dy shoqet e tij humbën jetën.  

Policia rrugore ka ndërmarrë kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, veçanërisht ata që konsiderohen si akset e vdekjes ne autostradat shqiptare.

Një ditë më parë parlamenti shqiptar miratoi disa ndryshime në Kodin Rrugor, për të mënjanuar aksidentet rrugore.

/ rtsh.al / 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme