Në kërkim për tentativë vrasje që në 2020-ën, arrestohet në Shkodër 29-vjeçari

Aktualitet | 4 vite më parë

Policia e Shkodrës ka ndaluar një 29-vjeçar në kërkim, pasi në vitin 2020 tentoi të vriste me armë një shtetas.

Blutë e qytetit verior sqarojnë se tre vite më parë, 29-vjeçari pas një konflikti çasti me një tjetër shtetas, ka tentuar ta vrasë këtë të fundit dhe si pasojë e të shtënave është plagosur një kalimtar i rastit.

Policia thekson se “B. K.(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme