Shkodër, kultivimi dhe shpërndarja e narkotikëve mbeten shqetësuese

Aktualitet | 4 vite më parë

Objektivat për të zeruar fenomenin e kultivimit të lëndeve narkotike në Shkodër ndër vite janë shpallur si prioritete të punës, por në realitet është dëshmuar se harta e kultivimit pak  ka ndryshuar.

Drejtori i policisë së Shkodrës Ervin Hodaj duke bërë një panoramë të situatës në qark, tha se shqetësuese janë rastet e shpërndarjes dhe përdorimit të drogës në afërsi të shkollave.

Numri një i policisë së Shkodrës tha se kapacitetet e policisë janë të afta ta përballojnë luftën ndaj krimit. 

Ndërkaq Policia e Shkodrës vijon operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
 
Brenda 12 orëve të fundit, janë finalizuar 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Bleran” dhe “Sheshi”, për goditjen e aktivitetit të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
 
Në pranga janë vënë 7 shtetas dhe janë sekuestruar rreth 5.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme