Anija “Lissus” me mision në Mesdhe, nën komandën e Komandantit të Forcës Detare të NATO-s

Anija “Lissus” dhe një ekip efektivësh të Forcës Detare do të jetë pjesë e operacioneve të përqendruara (FOCOPS) të NATO-s, në Detin Mesdhe.
Në ceremoninë e përcjelljes së ekuipazhit, zv.Shefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral major Manushaqe Shehu u shpreh se me këtë mision, Forca Detare rikthehet të kontribuojë si faktor i rritjes së sigurisë detare, pas një angazhimi të suksesshëm 3 vjeçar nga viti 2016-2019, në aktivitetin e NATO-s.
Në ceremoninë e përcjelljes së trupave morën pjesë edhe komandantë të forcave të ndryshme.



Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




