Aksion në Tiranë dhe Kavajë, 6 të arrestuar për vjedhje dhe kanabis! Goditet grupi kriminal

Aktualitet | 4 vite më parë

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që kultivonte dhe shiste kanabis në kryeqytet, duke vënë në pranga 3 persona. Gjatë kontrolleve të ushtruar në banesën e njërit prej të arrestuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar 62 kg kanabis me vlerë tregu 100 mijë euro. Tre të arrestuarit, një 29-vjeçar, një 44-vjeçar dhe një 26-vjeçar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kultivonin kanabisin, e paketonin dhe më pas e shisnin në Tiranë.

Operacioni u kodua “Shtëpia Jeshile” dhe për finalizimin e tij u përdorën mjete inteligjente. Në pranga ranë 29-vjeçari E.P; 26-vjeçari G.M; dhe 44-vjeçari A.M..

Sakaq, paralelisht me operacionin “Shtëpia Jeshile”, policia ka ndërmarrë dhe një tjetër aksion të koduar “Trinomi”, në prangat e të cilit ranë 3 persona në Kavajë, pasi akuzohen për 24 vjedhje të kryera gjatë vitit 2022 dhe dy muajve të parë të 2023-shit. Tre të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të vjedhur banesa të ndryshme të emigrantëve.

Sipas Vocajt, “këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga muaji qeshor i vitit 2022 deri në muajin shkurt të vitit 2023, kanë kryer vjedhje në banesa të ndryshme, në rrethin e Kavajës, kryesisht në banesat e emigrantëve”. Në pranga ranë 21-vjeçari E.T;, 28-vjeçari E.Q; dhe 32-vjeçari E.M.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, në një deklaratë për shtyp, deklaroi se “gjatë 2 operacioneve, u evidentua një vilë e përshtatur për kultivim kanabisi, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit cannabis sativa me vlerë rreth 100 000 euro, u sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, 1 granatë, si dhe u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i 24 vjedhjeve në banesa, të ndodhura në rrethin e Kavajës”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme