Rusia fut ish-kampionin botëror të shahut, Geri Kasparov në listën e ‘terroristëve’

Botë | 3 vite më parë

Rusia, të mërkurën, shtoi ish-kampionin botëror të shahut, Geri Kasparov në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”. 

Emri i tij u shtua në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve” në faqen e internetit të Shërbimit të Monitorimit Financiar të Federatës Ruse (Rosfinmonitoring).

Kasparov, një shtetas rus, babai i të cilit është hebre dhe nëna armene, u bë kampion bote në shah në vitet 1985-2000. Kasparov, i cili përfundoi karrierën e tij në shah në 2005, ishte i përfshirë në lëvizjet e opozitës politike kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Më pas filloi të jetonte jashtë vendit dhe mori nënshtetësinë kroate në vitin 2014. Duke kritikuar Putinin në fillimin e luftës në Ukrainë, ai bëri thirrje për “mbështetje ushtarake të Ukrainës kundër Rusisë”. Kasparov u shtua në listën e “agjentëve të huaj” në Rusi më 20 maj 2022.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme