Dy dronë ukrainas godasin objektivat ruse, shpërthen në flakë rafineria më e madhe e naftës ruse

Botë | 3 vite më parë

Sipas burimeve nga Kievi për Reuters kanë bërë të ditur një seri sulmesh me rreze të gjatë në objektet e naftës ruse.

Autoritetet lokale në Rusi thanë më herët se një zjarr ishte shuar në rafinerinë e Volgogradit pas një sulmi me dron.

Sipas Reuters, operacioni nga shërbimi i sigurisë SBU goditi objektin e përpunimit parësor, pa të cilin rafineria mund të humbiste kapacitete të konsiderueshme prodhimi.

Zyrtarët ukrainas rrallë marrin përgjegjësinë publikisht për sulme të thella në territorin rus.

Rafineria e Volgogradit është e fundit në një seri objektesh që janë shënjestruar nga dronët. Kiev e sheh këtë infrastrukturë si mjaft të rëndësishme për përpjekjet luftarake të Kremlinit.

“Duke goditur rafineritë e naftës që punojnë për kompleksin ushtarako-industrial rus, ne jo vetëm ndërpresim logjistikën e furnizimit me karburant për pajisjet armike, por gjithashtu reduktojmë fondet në buxhetin rus”, tha burimi.

Distanca midis qytetit verilindor të Ukrainës, Kharkiv, afër kufirit rus dhe qytetit jugor rus të Volgogradit është më shumë se 600 km.

Rusia ka kryer sulme të rregullta me raketa me rreze të gjatë veprimi në objektiva në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë, duke bërë që Kievi të përpiqet të gjejë mënyra për të mbyllur hendekun me teknologjinë e avancuar ushtarake të Moskës.

Ukraina është përpjekur të nxisë inovacionin në teknologjinë e dronëve dhe të mbështesë prodhimin e dronëve me rreze të gjatë veprimi për ta lejuar atë të kundërpërgjigjet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme