Vrasja e 3 ushtarëve amerikanë, Pentagoni: Irani ka gisht në sulmin ndaj bazës së SHBA-ve

Zëvendëssekretarja për mediat në Pentagon Sabrina Singh ka bërë të ditur se sulmi ndaj ushtarëve amerikanë është kryer nga milicia e mbështetur nga Garda Revolucionare e Iranit dhe se Irani ka gisht në këtë sulm.
“Ne e dimë se Irani qëndron pas tij. Irani vazhdon të armatosë dhe pajisë këto grupe për të nisur sulmet. Nuk kam për të thënë më shumë në aspektin e një vlerësimi të inteligjencës nëse liderët në Iran e kanë drejtuar këtë sulm, por ajo që mund t’ju them se ajo që dimë është se këto grupe mbështeten nga Irani”, është shprehur Zëvendëssekretarja për mediat në Pentagon.
Irani ka mohuar çdo përfshirje dhe tha se nuk ishte i përfshirë në vendimmarrjen e grupeve të rezistencës.
Zëdhënësja e Pentagonit tha më tej se numri i personave që janë plagosur në këtë sulm tani ka shkuar në më shumë se 40.
“Ne presim që ky numër të vazhdojë të luhatet pasi anëtarët e shërbimit tonë me [dëmtime traumatike të trurit] raportojnë simptoma më vonë. Kështu që ky numër mund të vazhdojë të rritet”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




