Anija e rrëmbyer në Detin e Kuq- Forcat Huthi në Jemen e kthejnë në atraksion turistik për vendasit

Më shumë se dy muaj pasi forcat Huthi të Jemenit kapën anijen tregtare “Galaksi Lider” dhe ndaluan ekuipazhin e saj me 25 anëtarë, rebelët e mbështetur nga Irani e kanë kthyer transportuesin e automjeteve në një “atraksion turistik” për vendasit.
Përmes një pagese rreth një dollar për udhëtim, grupe vizitorësh të përbëra vetëm nga burra, mund të hipin në varkat prej druri për të parë anijen tregtare.
Përmes një agjende të përcaktuar, këto varka kryejnë udhëtime 5 herë në javë për të vizituar anijen e rrëmbyer në nëntor të vitit të kaluar, të cilën forcat Huthit e ruajnë si një trofe të luftës së tyre, që siç pretendojnë ata, bëhet në shenjë solidariteti me palestinezët.
Rebelët e mbështetur nga Irani kanë kryer dhjetëra sulme me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare dhe detare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që nga mesi i nëntorit në përgjigje të luftës së Izraelit me Hamasin në Rripin e Gazës.
Shtetet e Bashkuara njoftuan se forcat Huthi do të rikthejnë në listën e grupeve terroriste.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




