Netanyahu në Hagë: Izraeli do të ruajë të drejtën e vetëmbrojtjes deri në fitore

Botë | 3 vite më parë

“Izraeli akuzohet për gjenocid ndërkohë që po lufton kundër gjenocidit”, kështu ka argumentuar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Në veçanti, Netanyahu u ndal tek akuzat e Afrikës së Jugut kundër vendit të tij për gjenocid në Gaza ndërsa tha se sipas tij këto akuza mund të ndodhin vetëm në një botë të kthyer përmbys. Ai u drejtua Afrikës së Jugut me pyetjen se ku ishin ata kur miliona njerëz u vranë dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Siri dhe Jemen nga aleatët e Hamasit.

“Ne po luftojmë terroristët, po luftojmë gënjeshtrat. Sot pamë një botë të kthyer përmbys. Izraeli po lufton terroristët vrasës, të cilët kryen krime kundër njerëzimit: ata therën, përdhunuan, dogjën, copëtuan, prenë kokat, fëmijë, gra, të moshuar, të rinj dhe gra. Hipokrizia e afrikano-jugorëve arrin deri në qiell. Ku ishte Afrika e Jugut kur miliona njerëz u vranë ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Siri dhe Jemen, nga kush? Nga aleatët e Hamasit, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit gjithashtu bëri të qartë se Izraeli do të ruajë të drejtën e vetëmbrojtjes derisa të arrijë një fitore totale.

Ushtria izraelite ka lënë pas më shumë se 30,000 të vdekur në Gaza.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme