Suedia më afër NATO-s, komisioni parlamentar turk jep miratimin

Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk dha këtë të martë pëlqimin e tij për kërkesën e Suedisë për t’iu bashkuar NATO-s.
Protokolli i pranimit të Suedisë tani do të duhet të miratohet në asamblenë e përgjithshme për fazën e fundit të procesit legjislativ në Turqi.
Turqia, një nga anëtaret e para të NATO-s, e ka vonuar ratifikimin e aplikimit të Suedisë për më shumë se një vit me arsyetimin e vendi nordikë mbështet partinë e punëtorëve të Kurdistanit që është shpallur grup terrorist nga Ankaraja, Brukseli dhe Uashingtoni.
Por, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në fillim të këtij muaji e lidhi hapur ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO me miratimin e Kongresit Amerikan të një kërkese turke për blerjen e 40 avionëve luftarakë F-16 sipas një marrëveshje e miliarda dollarëshe e cila është paguar nga Ankaraja më herët.
Kërkesa e Suedisë për anëtarësim në organizatë erdhi pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




