Hamasi kërkon armëpushim të përhershëm

Organizata militante palestineze Hamas refuzoi një armëpushim të përkohshëm në luftën e Gazës dhe në vend të kësaj po bën thirrje për një armëpushim të përhershëm, sipas një deklarate të lëshuar të hënën në mbrëmje.
“Ne theksojmë se nuk do të ketë negociata pa një fund gjithëpërfshirës të agresionit”, tha Hamasi.
Përgjigja vjen pas një raporti të mediave arabe që sugjeronte se Egjipti ka hartuar një propozim për t’i dhënë fund luftës në Gaza në disa faza.
Sipas raportit, faza fillestare përfshin zbatimin e një armëpushimi që zgjat të paktën dy javë, gjatë së cilës 40 pengje të mbajtura në Rripin e Gazës do të shkëmbeheshin me 120 palestinezë të burgosur në Izrael.
Kjo do të pasohej nga dialogu i ndërmjetësuar nga Egjipti.
Një fazë e tretë do të parashikonte më pas një armëpushim të plotë dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve.
Hapi i fundit do të çonte në tërheqjen e Izraelit nga Gaza dhe të gjithë personat e zhvendosur mund të kthehen në shtëpi.
/rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




