Shefi i OBSH-së: Gaza është pushtuar nga makthi, uria dhe mungesa e ilaçeve po bëjnë kërdinë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Gaza po vuan nga uri akute dhe në një dëshpërim që vjen në rritje.
Gjatë një vizite në një spitalet në veri të Gazës, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka theksuar se spitali Al-Shifa është një mikrokozmos i makthit që shfaqet në të gjithë Gazën.
“Al-Shifa është një mikrokozmos i makthit që shfaqet në të gjithë Gazën, ku mungesa drastike e ilaçeve, ushqimit, energjisë, ujit dhe – mbi të gjitha – sigurisë rrezikojnë popullatën”, shkroi Tedros në rrjetin ‘X’.
Ndërkaq, në një mision të përbashkët të shtunën, OBSH dërgoi 19,200 litra karburant gjeneratori në Al-Shifa, ku autoritetet spitalore thonë se 50 mijë njerëz të zhvendosur janë duke strehuar.
Tedros theksoi se rreziku i urisë është i lartë në të gjithë Gazën, me njerëzit që kërkojnë dëshpërimisht ushqim.
Misioni i OBSH-së vizitoi gjithashtu disa maternitete, ku zyrtarët dëshmuan mungesën e personelit, karburantit, ushqimit, ujit dhe ilaçeve kundër dhimbjeve.
“Në maternitetin Al-Shaba, ka vetëm tre mjekë që ndihmojnë në lindjen e rreth 20 foshnjave në ditë, duke përfshirë kryerjen e seksioneve cezariane, tha Tedros.
Izraeli ka përqendruar një sasi të madhe vëmendjeje në spitalet e Gazës që kur filloi ofensivën e tij në Gaza në tetor, duke pretenduar se Hamasi përdor objektet mjekësore për qëllime ushtarake.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




