Sulm me armë në Zvicër, vriten dy persona në qytetin alpin Sion, policia në kërkim të autorit

Policia në qytetin jugor të Zvicrës, Sion njoftoi se dy persona u vranë me armë zjarri dhe një tjetër u plagos. Autori i ngjarjes, një 36-vjeçar i klasifikuar i rrezikshëm nga policia është shpallur në kërkim. Motivet e sulmit janë ende të paqarta.
“Bazuar në hetimet paraprake, autori dyshohet se i njihte viktimat”, – tha policia zvicerane, duke shtuar se 36-vjeçari hapi zjarr ndaj tyre mëngjesin e së hënës.
Sipas saj, sulmuesi qëlloi disa herë me armë zjarri në dy zona të ndryshme në qytetin aplin Sion, që ka rreth 35 mijë banorë.
“Ne jemi në kërkim të autorit të dyshuar. Ai është i rrezikshëm ”, tha policia, duke paralajmëruar se në asnjë rrethanë askush nuk duhet të përpiqet t’i afrohet apo të përballet me të. Zvicra, një shtet me rreth 9 milionë banorë, njihet për shkallën e lartë të posedimit të armëve.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




