Nënë Tereza mori Nobelin, 44 vjet më parë shenjtorja shqiptare u nderua me çmimin prestigjioz

Botë | 3 vite më parë

Më 10 dhjetor të vitit 1979 në Oslo të Norvegjisë Anjeze Gonxhe Bojaxhiu u nderua me Çmimin Nobel për Paqen, duke u bërë kështu shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë.

Në çastin e dorëzimit të këtij vlerësimi 44 vite më parë, pyetjes se nga ishte Nënë Tereza iu përgjigj: “Jam lindur në Shkup, jam arsimuar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Prej asaj dite bota mësoi se Shën Tereza ishte shqiptare.

Papa Françesku e shpalli Nënë Terezën Shenjtore më 4 shtator 2016, 19 vite pas ndarjes nga jeta. Ajo ishte nënë kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla dhe ka mjekuar mbi 960 mijë të sëmurë në mbarë botë.

10 dhjetori kujtohet edhe për ndarjen për herë të parë të çmimeve Nobel në nder të Alfred Nobelit, 122 vite më parë.

Ceremonia për 4 katër prej çmimeve në fizikë, kimi, mjekësi dhe letërsi zhvillohen çdo vit në kryeqytetin e Suedisë Stokholm, ndërsa ceremonia e Çmimit për Paqen mbahet në kryeqytetin norvegjez Oslo.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme