“Një armëpushim i plotë nuk është në plan”-Netanyahu: Ne do të luftojmë deri në fund

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka përsëritur qëndrimin e tij se një armëpushim i plotë nuk është në plan dhe forcat e tij do të luftojnë “deri në fund” në Hamas.
“Që nga fillimi i luftës, kam vendosur tre synime: eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë pengjeve tona dhe sigurimin që Gaza nuk do të kthehet më kurrë në kërcënim për Shtetin e Izraelit. Këto tre synime ende qëndrojnë,” tha Netanyahu në deklaratë.
Ndërkohë, ndërmjetësit egjiptianë dhe katar po punojnë për të siguruar një zgjatje të pauzës aktuale të luftimeve.
Presidenti ukrainas tha se kthimi i dhjetëra pengjeve ishte një “arritje shumë e madhe”.
“Por ditët e fundit kam dëgjuar një pyetje: Pas përfundimit të kësaj faze të kthimit të pengjeve tanë, a do të kthehet Izraeli në luftime? Përgjigja ime është një po pa ekuivoke“, shtoi ai.
Shefat e shërbimeve sekrete amerikane dhe izraelite po vijojnë ende bisedimet në Katar për zgjatjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Izraeli është shprehur i gatshëm për të vijuar lirimin e fëmijëve dhe grave të burgosura palestinezë, nëse grupi i Hamasid do të vijojë të lirojë nga 10 pengje në ditë.
Në orët e vona të së mërkurës pritet të kryehet edhe lirimi i fundit i pengjeve dhe të bugosurve, ndërsa deri më tani numri i tyre të liruar ka shkuar në 81 pengje dhe 150 të burgosur. /CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




