Islamofobia në rritje në Gjermani, Faeser: Po shqyrtojmë masa të reja

Ministrja e Punëve të Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, ka pranuar se vendi i saj ka probleme të theksuara të islamofobisë dhe ka premtuar masa më të forta për ta luftuar atë, pasi kërcënimet dhe krimet e urrejtjes kundër muslimanëve janë rritur në muajt e fundit.
Duke iu drejtuar përfaqësuesve të komuniteteve muslimane dhe organizatave të emigrantëve, Faeser tha se qeveria është e vetëdijshme për problemin dhe ata janë duke shqyrtuar rekomandimet e ekspertëve për të marrë masa të reja.
“Për shumë muslimanë në Gjermani kërcënimi për t’u bërë viktimë e sulmit anti-musliman është bërë një rrezik i përditshëm. Kjo ka një ndikim katastrofik në ndjenjën e sigurisë së njerëzve, dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë”, tha politikania social demokrate. “Të gjithë njerëzit në Gjermani kanë të drejtë të jetojnë në siguri dhe të gëzojnë liritë demokratike, që do të thotë se ne do të tregojmë zero tolerancë ndaj armiqësive ndaj muslimanëve, ekstremizmit të djathtë, anti-semitizmit, racizmit dhe formave të tjera të mizantropisë”, theksoi ajo.
Gazetar: Artur Mata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




