Papa Francesku takon izraelitë dhe palestinezë, kërkon dhënie fund luftës mes Hamasit dhe Izraelit

Botë | 3 vite më parë

Papa Francesku takon izraelitë dhe palestinezë, kërkon dhënie fund luftës mes Hamasit dhe Izraelit

Papa Francesku ka zhvilluar këtë të mërkurë (22 nëntor) takime të veçanta me të afërmit e disa prej izraelitëve që po mbahen peng nga Hamas në gaza si dhe të të burgosurve palestinez në Izral, duke u lutur për paqe dhe dhënie fund terrorizmit si dhe pasioneve që po vrasin këdo, siç u shpreh ai.

Pas takimeve, Ati i Shenjtë foli për vuajtjet që po përjetojnë si izraelitët ashtu edhe palestinezët, por pa iu referuar marrëveshjes së arritur së fundmi mes Hamasit dhe Izraelit.

 “Kjo nuk është më luftë. Ky është terrorizëm. Ju lutem, le të ecim drejt paqes. Lutemi për paqe. Uroj që zoti të na ndihmojë të zgjidhim problemet në vend që të vijojmë me pasionet që në fund vrasin këdo.  Le të lutemi për popullin palestinez. Le të lutemi për popullin izraelit, për paqen” theksoi Papa.

Në mënyrë të vijueshme, papa ka kërkuar dhënien fund luftës dhe është përpjekur të mbaj neutralitetin diplomatik që zakonisht tregohet nga Vatikani gjatë konflikteve.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme