Peru- Autobusi bie në greminë, të paktën 20 viktima

Botë | 3 vite më parë

Të paktën 20 persona kanë vdekur në një aksident në veri të Perusë pasi një autobuz ra në një luginë ndërsa po udhëtonte në një rrugë fshati në distriktin Kushka, provinca Korongo.

Operacioni i kërkim-shpëtimit është ende në vazhdim në një zonë të paarritshme, në një lartësi prej më shumë se 3250 metra.

Aksidentet e trafikut, veçanërisht ato me autobusë dhe në shumë raste fatale, janë tragjikisht të shpeshta në Peru, veçanërisht për shkak të zhvillimit të shpejtësisë së tepërt dhe mirëmbajtjes së pamjaftueshme të rrjetit rrugor, veçanërisht të rrugëve malore.

Më 19 shtator, 25 persona në një autobus humbën jetën në një aksident në pjesën jugore të vendit. Më 13 gusht, 13 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në një aksident rrugor me një autobus në të njëjtën zonë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme