BE arrin dakordësinë, thirrje për korridore dhe pauza humanitare në Gaza

BE-ja do të bëjë thirrje për “korridore humanitare dhe pauza” të bombardimeve në Gaza për të lejuar ushqimin, ujin dhe furnizimet mjekësore të arrijnë tek palestinezët, sipas draft tekstit të saj të fundit.
Deklarata zyrtare do të lëshohet pas një samiti të krerëve të 27 anëtarëve të bllokut në Bruksel të enjten.
Ai pason ditë diskutimesh të vështira mes vendeve anwtare.
Tre shtete anëtare, duke përfshirë aleatin e ngushtë të Izraelit, Gjermaninë, menduan se një tekst i mëparshëm që përfshinte frazën “pauzë humanitare” sugjeronte një armëpushim të përhershëm dhe do të minonte të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Teksti që liderëve do t’u kërkohet të nënshkruajnë të enjten mbrëma thotë: “Këshilli Evropian shpreh shqetësimin e tij më të madh për përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza dhe bën thirrje për akses dhe ndihmë humanitare të vazhdueshme, të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar për të arritur ata në nevojë përmes të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë korridoret dhe pauzat humanitare.”
Diplomatët ranë dakord se diskutimet kishin qenë “të vështira”, por thanë se qëllimi i gjetjes së gjuhës së përbashkët do të lejojë bllokun të ecë përpara dhe të sjellë “energji politike” në atë që është e rëndësishme: furnizimin me ndihmë humanitare dhe përfundimisht rinovimin e bisedimeve për një zgjidhje me dy shtete.
Në samitit ka edhe përpjekje për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në fundjavë një delegacion i lartë, duke përfshirë të dërguarin special të SHBA-së në Ballkan, Gabriel Escobar dhe përfaqësues të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe BE-së, fluturuan në Beograd dhe Prishtinë për bisedime të veçanta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./ The Guardian
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




