Gripi i shpendëve/ Norvegjia teston tek njerëzit vaksinën e parë ndaj këtij virusi

Mes shqetësimit se gripi i shpendëve përhapet tek njerëzit pas rasteve të shtuara në specie të ndryshme në Evropë, studiuesit në Norvegji kanë zhvilluar vaksinën e parë ndaj këtij virusi. Studiuesi i Vaksinave në Universitetin e Oslos, Gynvei Roelan kryesoi studimin për zhvillimin e një vaksine për popullatën në rast se ky virus kalon tek njerëzit.
“Virusi ende nuk ka infektuar njerëzit, por po bëjmë përgatitjet e nevojshme që të kemi një vaksinë në dispozicion në rast se përhapet. Ajo është testuar te minjtë, derrat dhe majmunët dhe tani është gati për t’u testuar te njerëzit” u shpreh ai.
Personi i parë që mori vaksinën është 27-vjeçarja Helene Oldeide, e cila doli vullnetare për testimin e saj. Ajo nuk është shprehur e shqetësuar për ndonjë efekt anësor të mundshëm, pasi vaksina është testuar më herët tek disa kafshë.
“27-vjeçarja do të monitorohet nga afër në ditët në vijim dhe nëse prova rezulton e suksesshme, vaksina së shpejti mund të vihet në dispozicion për të gjithë popullatën nëse do të jetë e nevojshme dhe ky hap shënon një moment historik” u shpreh studiuesi norvegjez. Virusi i përhapur së fundmi tek shpendët kryesisht në Norvegjinë Perëndimore ka vënë në lëvizje autoritetet shëndetësore në mbarë botën për të monitoruar mutacionin e tij.
Gazetar: V. Zharri
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




