Çmim për iranianen e vrarë, Parlamenti Europian nderon Mahsa Aminin, vajzën që kundërshtoi regjimin

Çmimi Saharov për lirinë e mendimit këtë vit i është dhënë Jina Mahsa Aminit dhe lëvizjes iraniane për gruan, jetën dhe lirinë.
Kjo u bë e ditur nga kryeparlamentarja europiane Roberta Metsola ( Roberta Metsola ) gjatë senacës së plenare në Strasburg të enjten.
“Më 16 shtator u bë një vit që nga vrasja e Jina Mahsa Aminit në Iran. Parlamenti Europian mbështet me krenari të guximshmit që vijojnë të luftojë për barazi, dinjitet dhe liri në atë vend. Mbështesim ata, që dhe nga burgu, vijojnë ta mbajnë të gjallë lëvizjen për gruan, jetën dhe lirinë. Duke i zgjedhur si laureatë të cmimit saharov për lirinë e mendimit, ky parlament kujton përpjekjet e tyre dhe vijon të nderojë të gjithë ata që kanë paguar cmimin më të madh për liri” tha zonja Metsola
Jihna Mahasa Amini, ishte kurdja 22 vjeçare nga Irani e cila në 13 shtator të 2022-it u arrestua për injorim të ligjeve të rrepta për mbajtjen e shamisë dhe tre ditë më pas ndërroi jetë në spital pasi u bë subjekt i dhunës fizike në paraburgim.
Vdekja e saj çoi në protesta masive në Iran dhe dha shtysë lëvizjes për gruan, jetën dhe lirinë. Qindra protestues u vranë gjatë masave për shtypjen e protestave. Çmimi Saharov për lirinë e mendimit jepet nga Parlamenti Europian për personat dhe grupet që mbrojnë lirinë e mendimit dhe të drejat e njeriut.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




