SHBA – Fushatë presioni për zgjedhjen e Xhordan në krye të dhomës së përfaqësuesve

Botë | 3 vite më parë

Gara për kreun e ri të dhomës amerikane të përfaqësuesve ka degraduar në akte kërcënimi dhe frikësimi ndaj ligjvënëseve republikanë të cilët nuk pranojnë zgejdhjen në postë të aleatit të Donald Trump ( Donald Tramp ), Xhim Xhordan ( Jim Jordan ).  Ky i fundit ndërkohë humbi në raundin e dytë të votimit që u mbajt në dhhmën e ulët të kongresit. 
Disa ligjvënës republikanë iu thanë gazetarëve se po përballen me një fushatë presioni nga mbështetësit e Xhordan.  

Marian Miler Miks ( Marianne Miller-Meeks ), një ligjvënëse nga Aiua, u shpreh në një deklaratë se kishte marrë kërcënime me vdekje si dhe një numër telefonatash këcënuese pasi nuk votoi për zhordan, Don Bejkën ( Don Bacon ), nga Nebraska, një kundështar i fortë i Xhordan,  publikoi tekste  kërcënuese dhe bezdisëse që e shoqja kishte marrë nga një mbështetës i Xhordan. “Yt shoq nuk do të ketë kurrë më ndonjë post politike. Cfarë dështaku që është”, shkruhej në një nga mesazhet. 

Vetë Xhordan mohoi se është përfshirë në këtë fushatë presioni.  “Dënojmë të gjitha kërcënimet ndaj kolegëve dhe është e domosdomshme që të bashkohemi! Ndalni kërcënimet! Është e neveritshme!” u shpreh ai në platformën x.  Edhe republikanë të tjerë ndërkohë janë ankuar udhëheqës lokalë konservatorë dhe aktivistë të krahut të djathë kanë ndjekur taktika të papërshtashme për t’i bindur që të votojnë pro Xhordan. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme