Situata në Gaza/ Reagon Papa: Bëni gjithçka që është e mundur për të parandaluar katastrofën humanitare

Botë | 3 vite më parë

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku, tha se situata në Gaza është e pashpresë duke bërë thirrje për parandalimin e një fatkeqësie humanitare.

Papa foli rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme në seancën e pritjes së përgjithshme të mbajtur të mërkurave në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Sot mendimet tona shkojnë në Palestinë dhe Izrael. Rritet numri i të vdekurve. Gjendja në Gaza është e pashpresë. Ju lutem bëni gjithçka që është e mundur për të parandaluar katastrofën humanitare”, tha Papa.

Sipas tij, në një periudhë kur shumë fronte lufte janë të hapura në botë, është tejet shqetësuese zgjerimi i konfliktit. “Le të heshtin armët, le të dëgjohen britmat e të varfërve, njerëzve dhe fëmijëve për paqe”, u shpreh ai.

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve përsëriti thirrjen e tij për paqe dhe njoftoi se ata do të mbajnë një ditë lutjeje për paqe me një ngjarje publike në Vatikan të premten, më 27 tetor.

Ai ftoi edhe përfaqësuesit e sekteve të tjera të krishterëve si dhe të besimeve të tjera, ndërsa kërkoi të bëhen lutje edhe për Ukrainën.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme