Alarm në aeroportin e Tel Avivit/ Sholz ‘braktis’ fluturimin e tij për në Kajro, evakuohet me urgjencë

Kancelari gjerman, Olaf Sholz (Scholz) udhëtoi këtë të martë për në Izrael pas sulmeve të Hamasit. Mirëpo një ngjarje e rëndë ka ndodhur në momentin kur kancelari Olaf Scholz dhe delegacioni i tij kanë qenë duke u larguar nga Tel Aviv, Izrael, për në Kajro. Pak para nisjes ka pasur një alarm për dy shpërthime nga ajri në aeroportin Ben Gurion, teksa Scholz kishte hipur tashmë në avionin qeveritar, ndërsa u është kërkuar që të gjithë të zbrisnin nga avioni dhe të shtriheshin barkas.
Pas evakuimit të përkohshëm, avioni më pas mori rrugën nga Tel Avivi në Kajro.
Scholz zbarkoi në Izrael pasdite për një vizitë solidariteti ku dhe takoi kryeministrit Benjamin Netanyahu. Në konferencën për shtyp me Netanyahun, kancelari paralajmëroi shtetet apo grupet e tjera që të mos ndërhyjnë në luftën mes Izraelit dhe sipas tij organizatës terroriste palestineze Hamas.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




