Lufta e Hamasit/ Pas Blinken, presidenti Bajden udhëton drejt Izraelit

Pas Sekretarit amerikan të Shtetit, Entony (Antony) Blinken, edhe Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) do të udhëtojë nesër (18 tetor) drejt Izraelit.
Udhëtimi i Bajden, i njoftuar nga Blinken, pason një ditë të gjerë takimesh në Izrael nga diplomati më i lartë amerikan, që përfshinte një takim shtatë orë e gjysmë me kryeministrin. Benjamin Netanjahu (Netanyahu) dhe kabineti i tij i luftës.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se vizita e Biden vjen në një moment kritik për Izraelin, rajonin dhe mbarë botën.
Presidenti amerikan do të udhëtojë gjithashtu në Jordani, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Xhon (John) Kirby, ku do të takohet me Mbretin Abdullah II, Presidentin Abdel Fattah el-Sisi të Egjiptit dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas. Ditët e fundit, kryediplomati amerikan u takua veçmas me tre liderët, të cilët të gjithë e kanë dënuar situatën në Gaza.
“Biden do ta bëjë të qartë se SHBA dëshiron të vazhdojë të punojë me të gjithë partnerët në rajon, përfshirë Izraelin, për të marrë ndihmë humanitare dhe për të siguruar një lloj kalimi të sigurt për civilët që të dalin jashtë”, tha Kirby.
Vizita e Biden do të bazohet në turneun shumëditor të shtatë vendeve të Blinken në Lindjen e Mesme, i cili vjen ndërsa SHBA përpiqet të arrijë një ekuilibër delikat të ofrimit të mbështetjes së palëkundur për operacionet ushtarake të Izraelit, ndërsa zbut katastrofën humanitare në Gaza dhe ndalon përhapjen e luftës në fronte të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




