Irani paralajmëron: Nëse Izraeli nis ofensivë tokësore në Gaza, rrezikon përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Irani ka paralajmëruar se një ofensivë tokësore izraelite në Gaza mund të përshkallëzojë konfliktet në të gjithë Lindjen e Mesme.
Deklarata erdhi gjatë një takimi midis Ministrit të Jashtëm të Iranit, Hossein Amirabdollahian dhe Emirit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani.
“Askush nuk mund të garantojë kontrollin e situatës dhe moszgjerimin e konflikteve”, tha ai.
Amirabdollahian tha se kushdo që është i interesuar të parandalojë rritjen e krizës aktuale duhet të parandalojë “sulmet barbare aktuale” nga Izraeli kundër “qytetarëve dhe civilëve në Gaza”.
Zyrtari iranian kritikoi gjithashtu SHBA-në për mbështetjen ndaj Izraelit.
Ushtria izraelite ka deklaruar se do të sulmojë nga toka, ajri dhe deti, por dhënë specifika mbi kohën kur planifikon të kryej ofensivën. Izraeli ka paralajmëruar 1.1 milion palestinezë që jetojnë në veri të Gazës që të evakuohen, ku mijëra janë larguar me automjete ose në këmbë./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




