Izraeli përgatit ofensivën tokësore, OKB: Gaza po shtyhet në humnerë

Botë | 3 vite më parë

Ushtria izraelite po planifikon një sulm nga toka, ajri dhe deti, në Gaza, duke paralajmëruar 1.1 milion palestinezë që jetojnë në veri që të evakuohen.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dënuar urdhrin e evakuimit, teksa ka theksuar se detyrimi i pacientëve në spital për t’u zhvendosur do të ishte “një dënim me vdekje”.

Nuk është e qartë në këtë fazë se sa njerëz po lëvizin nga veriu i Rripit të Gazës në jug, por sipas agjencisë së ndihmës së OKB-së që operon brenda territorit, është “një eksod”

“Kjo është më e keqja që kemi parë ndonjëherë, kjo po godet fundin. Kjo është Gaza që po shtyhet në një humnerë, ka tragjedi që po shpaloset ndërsa bota po e shikon. Kjo është Gaza. Sipas kolegëve në terren ka një eksod, njerëzit po ikin, ata që munden me makinat e tyre disa ecin, disa po mbajnë dyshekë. Njerëzit janë të tmerruar”, u shpreh drejtoresha e komunikimit të agjencisë.

Më shumë se 1300 njerëz u vranë në Izrael fundjavën e kaluar kur luftëtarët e Hamasit kaluan kufirin për të sulmuar civilët dhe ushtarët.

Më shumë se 2,300 njerëz janë vrarë në fushatën e bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës, të nisur pas kësaj, thonë autoritetet palestineze./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme