“Gaza e rrethuar”, ’’3D’’ nga Alban Dudushi trajton çështjet më të rëndësishme të ditës

Aktualitet | 3 vite më parë

“Gaza e Rrethuar” ishte tema e emisionit të mbrëmjes “3D” në RTSH, moderuar nga Alban Dudushi.

Gjatë emisionit u paraqit një panoramë e gjerë e asaj se ç’po ndodhte në Lindjen e Mesme.

E thirrur nën armë, raportoi ekskluzivisht ekspertja ushtarake, njëkohësisht edhe drejtoresha e komitetit amerikano-hebre, Avital Leiboviç (o. Leibovich).

“Hamasi ka një ideologji dhe ideologjia është që Izraeli nuk duhet të ekzistojë dhe për këtë arsye ata po bëjnë ç’është e mundur me mbështetjen, me financimin e Iranit, për të na sulmuar,” tha ekspertja Leiboviç.

Dëshmi dhe emocione të forta, përcolli nga Gaza e bombarduar, palestinezi, që ndan jetën mes Shqipërisë dhe Palestinës, Abdallah Xhabir (o. Jaber).

“Po vriten 2 milionë banorë brenda Gazës. Izraeli hedh bomba sipër fëmijëve dhe kjo duhet të ndalohet,” u shpreh Xhaberi.

Analistët dhe ekspertët e sigurisë në studio argumentuan arsyet që kanë çuar në nxitjen e këtij konflikti dhe kush mund të fshihet pas tyre.

“Ky konflikt mund të jetë i nxitur edhe nga Rusia për arsye të tërheqjes së vëmendjes,” u shpreh analisti Arjan Dyrmishi.

“Palët e treta që do të ndërhyjnë në konflikt do ta ndërlikojnë historinë. Luftanija amerikane po shkon të vendoset pranë brigjeve të Izraelit pikërisht për të penguar ndërhyrjen e një pale të tretë,” deklaroi pedagogu Ermir Gjinishi.

Emisioni “3D” nga Alban Dudushi do të jetë thuajse 4 herë në javë në ekranin e RTSH 1, duke i dhënë përgjigje dilemave dhe dritëhijeve të shikuesit.

Gazetar: Marjo Merhori

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme