Lufta me Hamasin, Izraeli vendos 300 mijë trupa pranë Gazës

Botë | 3 vite më parë

Ndërsa lufta mes Izraelit dhe Hamasit hyn në ditën e saj të pestë, 950 palestinezë janë vrarë në Gaza, ndërsa numri i të vdekurve izraelitë është rritur në 1.200 persona.

Më shumë se 260 mijë njerëz janë zhvendosur në Gazë dhe më shumë se 175 mijë janë strehuar në 88 shkolla të OKB-së, ndërsa sulmet ajrore kanë vijuar pa ndalim.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelitë ka bërë me dije se rreth 300 mijë trupa janë vendosur tani afër Rripit të Gazës për të filluar përballjen nga toka me Hamasin.

“Ajo që po bëjmë në këto zona afër Rripit të Gazës është se ne kemi dislokuar – në fakt kemi dërguar – këmbësorinë, ushtarët tanë të blinduar, trupat tona të artilerisë dhe shumë ushtarë të tjerë nga rezervat – 300 mijë në numër – në brigada të ndryshme dhe divizionet dhe ata tani janë afër Rripit të Gazës, duke u përgatitur për të ekzekutuar misionin… që na është dhënë nga qeveria izraelite. Dhe kjo është për t’u siguruar që Hamasi në fund të kësaj lufte të mos ketë asnjë aftësi ushtarake me të cilën ata mund të kërcënojnë ose vrasin civilët izraelitë,” tha Xhonatan Kornikus (o. Jonathan Conricus) në një video të postuar për X.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dyfishuar mbështetjen ndaj Izraelit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme