Emisioni “3D” në RTSH/ Alibali: Marrëveshja e Izraelit me Arabinë Saudite dhe aleanca Iran–Rusi

Aktualitet | 3 vite më parë

Neritan Alibali, i ftuar në emisionin ‘3D‘ të Alban Dudushit në RTSH, ka komentuar se mbështetja që i bëri Irani Rusisë në luftën kundër Ukrainës ka ndërprerë të gjitha bisedimet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

“Së pari me mbështetjen që i beri Irani Rusisë në konfliktin me Ukrainën janë ndërprerë të gjitha llojet e bisedimeve dhe kjo është  e padiskutueshme. Vonesa e nënshkrimit të Abrahamit me Arabinë Saudite ka qenë për një shkak sepse Arabia Saudite ka futur edhe çështjen palestineze dhe struktura palestineze është pjesë e të gjitha tryezave për këtë marrëveshje”, tha Alibali.

Alibali ka theksuar se në ketë lojë mbetet jashtë Hamasi dhe se situata do të zbutet dhe se marreveshjet do të negociohen edhe me vende të tjera muslimane si Indonezia apo Malajzia.

“Jashtë loje është lënë pikërisht Hamasi. Deri tani sipas informacioneve, unë kam pikëpamje tërësisht të ndryshme. Ajo që ka ndodhur disa orë përpara në Lindjen e Mesme konflikti ka qenë parësor midis Izraelit dhe shteteve të tjera sa vjen dhe po zbutet, madje marrëveshjet Abraham po negociohen edhe jashtë Lindjes se Mesme me Indonezinë, Malajzinë”, tha Alibali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme