Koreja e Jugut, trupat amerikane zhvillojnë një stërvitje të madhe me armë zjarri të vërteta, pranë kufirit me Korenë e Veriut

Ushtria e Koresë së Jugut dhe ajo amerikane zhvilluan të enjten një stërvitje të madhe me armë zjarri të vërteta, pranë kufirit me Korenë e Veriut. Stërvitja u zhvillua, pavarësisht paralajmërimit të Veriut se nuk do të tolerojë atë që e quan “një provë pushtimi në pragun e saj”.
Stërvitja, e para nga pesë raundet e stërvitjeve me armë zjarri të vërteta deri në mes të qershorit, janë në kuadër të 70 vjetorit të krijimit të aleancës ushtarake midis Seulit dhe Uashingtonit.
Koreja e Veriut zakonisht reagon ndaj stërvitjeve të tilla të mëdha koreano-jugore-SHBA me teste raketash dhe armë të tjera.
Që nga fillimi i vitit 2022, Koreja e Veriut ka testuar më shumë se 100 raketa. Korera e Veriut thotë se testet janë një përgjigje ndaj stërvitjeve të zgjeruara ushtarake midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut, por vëzhguesit thonë se Koreja e Veriut synon të avancojë zhvillimin e saj të armëve dhe më pas të kryejë lëshime me dista më të gjata. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




