Lufta/ Medvedev: Armët e dërguara nga Perëndimi në Ukrainë e bëjnë apokalipsin bërthamor më të mundshëm

Dmitry Medvedev, një anëtar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, paralajmëroi se sa më shkatërruese të jenë armët me të cilat Perëndimi furnizon Ukrainën, aq më i madh është rreziku i një “apokalipsi bërthamor”.
“Sa më shumë armë të jepen, aq më e rrezikshme do të bëhet bota. Dhe sa më shkatërruese të jenë këto armë, aq më shumë ka të ngjarë që ajo që zakonisht quhet apokalipsi bërthamor të zhvillohet si skenar”, tha ish-presidenti rus dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Menvedev, për agjencinë e lajmeve TASS.
Rusia, e cila ka më shumë armë bërthamore se çdo shtet tjetër, ka thënë në mënyrë të përsëritur se nëse Perëndimi përfshihet në një luftë me Rusinë në Ukrainë, mund të çojë në një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës ndihma prej 37 miliardë dollarësh, që kur Putin dërgoi trupa në Ukrainë në shkurt 2022.
Presidenti i SHBA Joe Biden u tha homologëve të tij në takimin e G7 të premten se ai mbështet një përpjekje të përbashkët me aleatët për të trajnuar pilotët ukrainas në avionë luftarakë F-16.
Perëndimi thotë se dëshiron të ndihmojë Ukrainën të mposhtë Rusinë, por ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk dëshiron të shkaktojë një konfrontim të drejtpërdrejtë midis NATO -s dhe Rusisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




