Shpërthen vullkani Etna, pezullohen fluturimet në aeroportin e Catanias

Botë | 3 vite më parë

Mali Etna, vullkani më aktiv në Evropë,  shpërtheu të dielën, duke hedhur hi në Catania, qyteti më i madh në Siçilinë lindore. Kjo detyroi pezullimin e fluturimeve në aeroportin e këtij qyteti.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Italisë, ose INGV, i cili monitoron nga afër Etna-n, vuri në dukje se mbulimi i reve për shkak të shiut, po pengonte pamjet nga shpërthimi, i cili shpesh është një shfaqje spektakolare e llavës flakëruese.

Instituti tha se hiri kishte rënë në Catania. Nuk raportohet për të lënduar. Aeroporti i Katanias deklaroi se për shkak të reshjeve të hirit, operacionet e fluturimit u pezulluan përkohësisht.

“Njerëzit në qytetet Adrano dhe Biancavilla, raportuan se kishin dëgjuar zhurma të forta që dilnin nga vullkani”- tha agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Në fillim të vitit 2021, shpërthimi i vullkanit zgjati disa javë. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme