Zgjedhjet e përgjithshme në Greqi, votohet sot për qeverinë e re! Pritet rezultat i ngushtë mes partisë së Mitsotakis dhe asaj të Tsipras

Botë | 3 vite më parë

Qytetarët grekë do t’i drejtohen kutive të votimit këtë të diel në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa sipas sondazheve ka të ngjarë që as Demokracia e Re dhe as Syriza të mos fitojnë një shumicë të plotë dhe grekët mund të thirren për të hedhur sërish votat në një raund të dytë votimi.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 të mëngjesit me orën lokale, ndërkohë që dhjetëra parti konkurrojnë në zgjedhje, ndonëse gra e fortë është mes kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis dhe partisë së tij të qendrës së djathtë Demokracia e Re dhe Alexis Tsipras të partisë së krahut të majtë Syriza, i cili vetë është një ish-kryeministër.

Ndryshimet në sistemin zgjedhor të vendit nënkuptojnë se votimi nuk ka gjasa të shpallë një fitues të plotë dhe një raundë i dytë votimi mund të jetë i nevojshëm.

Më shumë se 9.8 milionë grekë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës për 300 ligjvënës në parlamentin njëdhomësh që shërbejnë për një mandat katërvjeçar.

Mosha e votimit është ulur për herë të parë në 17 vjeç, ndërsa shtetasit grekë që jetojnë jashtë lejohen të votojnë edhe në vendin ku banojnë.

Vendvotimet në 22,000 qendra votimi do të mbyllen në orën 19:00 me orën lokale./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme