Vizita e papritur/ Zelensky befason takimin e G7-ës: Të rritet presioni ndaj Rusisë

Botë | 3 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka befasuar me vizitën e tij në takimin e G7-ës në Japoni duke ushtruar presion ndaj liderëve ndërkombëtarë për të kthyer vëmendjen drejt luftës në Ukrainë dhe për të ushtruar presion ndaj Rusisë.

Vizita e papritur e Zelenskyt në Hiroshima të Japonisë ka shtangur liderët botërorë të cilët e prisnin atë të ishin i pranishëm në takim vetëm përmes internetit. Kjo bëri që vëmendje të drejtohet kah Ukrainës teksa G7 do të diskutojë efektet që rrjedhin nga gjendja e ekonomisë ruse, çështjet e Kinës e deri te inteligjenca artificiale.

Zelensky tha se samiti do të ishte një mundësi për një bashkëpunim të zgjeruar.

 “Paqja do të afrohet sot”, tha ai në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Brenda orëve pas mbërritjes së tij në Hiroshima, Zelensky, i cili po kërkon sanksione më të ashpra kundër Rusisë dhe ndihmë në armë për Ukrainën, zhvilloi bisedime dypalëshe me kryeministrin indian Narendra Modi, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, kancelarin gjerman Olaf Scholz, Giorgia Meloni të Italisë dhe presidentin francez Emanuel Macron.

Bisedimet e liderit ukrainas me kryeministrin indian Modi janë të një rëndësie të veçantë pasi lideri indian është në mesin e liderëve që kanë hezituar t’i bashkohen fushatës së sanksioneve kundër Moskës.

Modi nuk e ka dënuar drejtpërdrejt pushtimin e Rusisë dhe vendi i tij ka rritur importet e naftës, qymyrit dhe gazit rus që nga shpërthimi i luftës në shkurt 2022, duke ndihmuar në zbutjen e ndikimit të sanksioneve në ekonominë e Rusisë, e cila u tkurr nga një më pak se sa pritej që prej vitit të kaluar.

Takimi midis Zelenskyt dhe Modit nuk dukej se prodhoi ndonjë ndryshim të menjëhershëm në qëndrimin e Nju Delhit, edhe pse bisedimet dukeshin të përzemërta dhe productive, transmeton Al Jazeera.

Zelensky falënderoi Modin për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit të tij” ndërsa homologu i tij indian u zotua të bëjë çfarëdo që mundet për të zgjidhur krizën në Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme