Gjeorgjia thyen sanksionet e Perëndimit, lejon në vendin e saj familjen e Lavrovit

Botë | 3 vite më parë

Familja e ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov ka vizituar Gjeorgjinë pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj tyre.

Kjo është shoqëruar me protesta ndaj familjes së Lavrov. Për këtë arsye, policia largoi protestuesit jashtë hotelit Kvareli Lake, ku thuhet se po qëndronin të afërmit e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Partia opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare mbajti një protestë jashtë hotelit në Gjeorgjinë verilindore duke shprehur zemërimin pas raportimeve të mediave lokale se të afërmit e Lavrov po qëndronin atje.

Mediat gjeorgjiane raportuan se të afërmit e Lavrov kishin udhëtuar në Gjeorgji për martesën e vëllait të dhëndrit të Lavrov, Alexandre Vinokourov. Vajza e Lavrov, Ekaterina Vinokurova, e cila është e martuar me Vinokourov, është sanksionuar nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Tensionet janë tashmë të larta këtë javë, pasi fluturimet direkte midis Rusisë dhe Gjeorgjisë rifilluan të premten, duke hequr kufizimet e vendosura në vitin 2019.

Presidentja e vendit Salome Zourabichvili, e cila ka një rol kryesisht ceremonial ka kritikuar qëndrimin e qeverisë kah Rusisë.

Zourabichvili shprehu mosbesim të shtunën se qeveria gjeorgjiane nuk e dinte se vajza e zyrtarit të rangut më të lartë, nga rrethi i ngushtë i Putinit, i cili është nën sanksione kishte hyrë në Gjeorgji për ceremoninë e martesës.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme