Zelensky mbërrin në Japoni për takimin me G7

Botë | 3 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Hiroshima, Japoni këtë të shtunë për të marrë pjesë në samitin e liderëve botëror të G7.

Pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara nga mediat japoneze treguan se Zelensky zbriste nga një aeroplan i qeverisë franceze.

Japonia, vendi pritës i këtij viti të G7, njoftoi më herët pjesëmarrjen e Zelensky-t në takimin në qytetin e parë në botë të sulmuar nga një bombë atomike, pasi kërcënimet bërthamore nga presidenti rus Vladimir Putin kanë trazuar Perëndimin.

Ndërsa liderët e G7 riafirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën përballë pushtimit rus, z. Zelensky përshëndeti “vendimin historik” të zotit Biden, i cili u tha aleatëve amerikanë se do të lejonte që pilotët ukrainas të trajnoheshin me avionë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan dhe do të lejonte vendet e tjera t’i jepnin avion F-16 Ukrainës citon NewYorkTimes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme