Një grua amerikane arrestohet pasi iu gjet një armë veshur me ar

Botë | 4 vite më parë

Një grua amerikane është arrestuar në Australi pasi në bagazhin e saj u gjet një armë e veshur me ar prej 24 karatësh. 

Gruaja, e cila nuk është identifikuar, mbërriti në Sydney nga Los Angeles dhe nuk kishte leje për armën e zjarrit, tha Forca Kufitare Australiane (ABF).

Ajo mund të përballet me 10 vjet burg.

Fotot e publikuara nga ABF treguan një skanim në aeroport të bagazhit të gruas, duke zbuluar armën e zjarrit brenda çantës së saj. Një foto e dytë tregonte pistoletën pas hapjes së çantës.

Zyrtarët thanë se gruaja 28-vjeçare u akuzua dhe doli përpara Gjykatës Lokale të Downing Center, ku mori lirimin me kusht.

Ajo gjithashtu mund të përballet me anulimin e vizës dhe largimin nga Australia, në pritje të rezultatit të procesit gjyqësor.

Në vitin 2022, numri rekord i armëve të zjarrit që u konfiskua nga pasagjerët e aeroportit amerikan ishte një total prej 6,301 armësh të cilat u morën në pikat e kontrollit që nga mesi i dhjetorit, tha Administrata e Sigurisë së Transportit citon BBC.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme