Lufta me Rusinë/ KE jep 1.65 miliardë dollarë fonde shtesë për Ukrainën

Botë | 4 vite më parë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka bërë të ditur se insitucioni që ai drejton do të dërgojë një fond shtesë prej 1.5 miliardë eurosh për Ukrainën.

“Sot ne po sigurojmë 1.5 miliardë euro të tjera për Ukrainën në kuadër të paketës sonë vjetore të ndihmës makro-financiare.

Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën t’i rezistojë agresionit të Rusisë, të mbajë institucionet dhe infrastrukturën e saj në funksion dhe të kryejmë reforma thelbësore” tha von der Leyen.

Në fillim të shkurtit, Bashkimi Evropian bëri të ditur se do të injektonte 545 milionë euro të tjera në fondin e tij të ndihmës ushtarake prej 3,6 miliardë eurosh për Ukrainën.

Sipas faqes së saj të internetit, masat e ndihmës ushtarake të marra nga BE-ja janë rreth 13 miliardë euro, nga të cilat 4.6 miliardë euro janë mobilizuar në kuadër të Mjetit Evropian të Paqes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme