Rusia këshillon qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet për në Kanada

Botë | 4 vite më parë

Rusia po këshillon qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet për në Kanada, duke cituar si arsye ato që i quajti një numër rastesh diskriminimi ndaj qytetarëve rusë, përshi raste të dhunës fizike të ushtruar ndaj tyre.  

“Për shkak të një numër rastesh diskriminimi ndaj qytetarëve rusë në Kanada, përffshi edhe dhunën fizike, ju rekomandojmë që të mos udhëtoni në atë vend për arsye turizmi, arsimi apo marrëdhënie biznesi. Nëse aktualisht ndodheni në Kanada, ju kërkojmë të tregoheni vigjilentë, veçanërisht në vende publike” u shpreh ministria e jashtem ruse në një postim në aplikacionin Telegram. 

Kanadaja është një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës në luftën me Rusinë dhe ka vendosur sanksione ndaj qindra zyrtarëve dhe kompanive ruse. Pak pas fillimit të luftës vitin e shkuar, Kanadaja këshilloi qytetarët e saj të shmangnin të gjitha llojet e udhëtimit për në Rusi. 
Ndërkohë, javën e shkuar Rusia vendosi sanksione ndaj 333 zyrtarëve dhe figurave publike kanadeze, duke thënë se ato ishin në kundëpërgjigje të kufizimeve ndaj Moskës dhe mbështetjes për Ukrainën. 

 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme