SHBA evakuon trupin diplomatik nga Sudani, mbyllet ambasada në Khartum

Botë | 4 vite më parë

Ushtria amerikane ka evakuar diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre nga Khartum, tha presidenti amerikan Joe Biden.

“Operacioni ishte i shpejtë dhe i pastër” tha një zyrtar i SHBA-së.

Më pak se 100 persona raportohen se janë evakuar mëngjesin e kësaj të dielë, 23 prill, kur tre helikopterë zbritën afër ambasadës amerikanë për t’i marrë.

Edhe ministria e Jashtme francize deklaroi se do të niste evakuimin e qytetarëve të saj dhe stafit diplomatik nga Sudani.

Si ushtria e Sudanit ashtu edhe kundërshtarët e saj – një forcë paraushtarake e quajtur Forcave e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) – kanë thënë se kolona e evakuimit u qëllua pas largimit nga ambasada franceze dhe duhej të kthehej pas. Ata fajësuan njëri-tjetrin për sulmin.

Një shtetas francez thuhet se është plagosur por autoritetet franceze nuk kanë komentuar ende.

Luftimet e ashpra kanë shpërthyer javën e kaluar në Khartum, kryeqyteti i Sudanit, dhe zona të tjera të Sudanit, si pjesë e një beteje mes dy fraksioneve të fuqishme rivale ushtarake. Lufta për pushtet midis ushtrisë së rregullt të Sudanit dhe RSF-së ka sjellë bombardime të rënda në kryeqytet, qindra të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Sot, me urdhrin tim, ushtria e Shteteve të Bashkuara kreu një operacion për të nxjerrë personelin e qeverisë amerikane nga Khartum”, tha Biden në një deklaratë.

Në një telefonatë me gazetarët pas misionit, gjeneral lejtant Douglas Sims tha se më shumë se 100 trupa amerikane nga Navy Seals dhe Forcat Speciale të Ushtrisë fluturuan nga Xhibuti në Etiopi dhe më pas në Sudan dhe ishin në terren për më pak se një orë.

Biden falënderoi Xhibutin, Etiopinë dhe Arabinë Saudite, dhe vlerësoi stafin dhe ushtrinë e ambasadës amerikane për operacionin.

Ambasada amerikane në Khartum tani është e mbyllur, shkruan BBC.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme