NASA mohon se drita misterioze mbi Kiev nuk ishte sateliti i saj

Botë | 4 vite më parë

Një dritë misterioze ndezi qiellin mbi kryeqytetin ukrainas Kiev dhe krijoi shumë spekulime.

Zyrtarët në Kiev thanë se dyshonin se ishte një satelit i NASA-s që binte në Tokë, por Agjencia Hapësinore Amerikane i tha se sateliti ishte ende në orbitë.

Forcat ajrore ukrainase sugjeruan që drita mund të ketë qenë një meteorit duke siguruar se nuk ishin shkaktuar nga një sulm ajror rus.

Shkëlqimi i shndritshëm u vu re në qiellin mbi kryeqytet rreth orës 22:00 me orën lokale.

Sipas informacioneve paraprake, ky fenomen ishte rezultat i një sateliti hapësinor të NASA-s që ra në Tokë, tha z. Popko.

Agjencia Hapësinore Amerikane kishte njoftuar në fillim të kësaj jave se një satelit me peshë 300 kg do të ri hynte në atmosferë citon BBC.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme