Hetime për korrupsion, policia belge bastis selinë e PPE në Bruksel

Policia belge dhe autoritetet gjermane kanë bastisur selinë e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Bruksel këtë të martë, si pjesë e një hetimi për parregullsi financiare. Sipas “The Brussels Times”, kati i parë dhe i tretë i ndërtesës u bastisën, ndërsa shumë kompjuterë janë sekuestruar, në lidhje me një hetim në vazhdim për korrupsion të dyshuar gjatë fushatës zgjedhore të BE-së në vitin 2019.
Ligjvënësi i CDU, Mario Voigt, ishte Menaxheri i Fushatës Dixhitale për liderin e PPE Manfred Weber gjatë fushatës zgjedhore evropiane 2019 dhe hetimet përqendrohen në dhënien e një kontrate për fushatën dixhitale një kompanie në Turingia të Gjermanisë.
Voigt tani është lider i CDU-së në Turingia, ndërsa shtatorin e kaluar, komiteti gjyqësor i parlamentit i hoqi imunitetin ligjor në pritje të hetimit nga prokurori publik gjerman, megjithëse është e paqartë nëse ky rast ka lidhje.
PPE konservatore është grupi më i vjetër dhe më i madh politik evropian. Në një deklaratë të shkurtër, PPE konfirmoi se përfaqësues nga autoritetet policore belge dhe gjermane kishin shkuar në selinë e partisë në Bruksel në lidhje me një hetim.
“Partia po bashkëpunon në transparencë të plotë me autoritetet e përfshira, duke ofruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin përkatës”, thuhej në deklaratë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




