Holandë/ Treni del nga shinat, humb jetën 1 person, plagosen mbi 30 të tjerë

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në Holandën Perëndimore. Sipas BBC, ngjarja ka ndodhur gjatë natës (4 prill), ku treni që po transportonte rreth 50 pasagjerë, goditi pajisjet e ndërtimit pranë fshatit Voorchoten (mes Hagës dhe Amsterdamit), dhe më pas doli nga shinat.
Ekipet e shpëtimit dhe mjekët po punojnë në vendngjarje, duke ndihmuar të plagosurit.
Disa nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar në spitalet më të afërta për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa 11 të tjerë po trajtohen në shtëpitë e banorëve vendas.
Zyrtarët nga Bordi Holandez i Sigurisë, një organ që kryen hetime të pavarura për aksidentet, janë dërguar në vendin e aksidentit.
Aktualisht asnjë tren nuk po qarkullon midis Hagës dhe Leiden për shkak të përplasjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




