Vendosja e armëve bërthamore të Rusisë në Bjellorusi, Minsku: S’është kundër traktatit ndërkombëtar

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka deklaruar se vendosja e armëve bërthamore ruse në territorin e saj nuk është në kundërshtim me Traktatin e Mospërhapjes (NPT).
“Bashkëpunimi ushtarak midis Bjellorusisë dhe Rusisë kryhet në përputhje të rreptë me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e ministrisë .
“Trajnimi i pilotëve bjellorusë për të fluturuar aeroplanë me municion specifik, modernizimi i avionëve të tillë, si dhe vendosja e kokave bërthamore në territorin e Bjellorusisë pa transferuar kontrollin mbi to në Minsk, si dhe akses në teknologjitë e duhura. Në asnjë mënyrë nuk bie ndesh me dispozitat e neneve I dhe II të NPT-së”, thuhet në njoftimin e ministrisë, ndërsa shtoi se një praktikë e tillë “nuk është një risi në fushën e bashkëpunimit ushtarak midis fuqive jobërthamore dhe ato bërthamore”, transmeton CNN.
Gjithashtu, Ministria e Jashtme e Bjellorusisë bën të ditur se është nën presionin e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe aleatët e NATO-s, duke bërë që Minsku të ndërmarrë “veprime të detyruara hakmarrëse për të forcuar aftësinë e saj të sigurisë dhe mbrojtjes”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




