Video/ Sulmi në shkollën 9-vjeçare në Nashville, vriten 6 persona, mes tyre 3 të mitur

Një ish-nxënës ka vrarë tre fëmijë të moshës 9-vjeçare dhe tre të rritur, në një shkollë fillore të krishterë në Nashville. Ngjarja ndodhi më 27 mars, ku i armatosuri ka qëlluar me breshëri në shkollë duke lënë të vdekur 6 persona.
Oficerët qëlluan dhe vranë sulmuesin në shkollën Covenant, ngjitur me kishën presbiteriane të Besëlidhjes në kryeqytetin e shtetit Tennessee .
Policia e Nashville i identifikoi viktimat si Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney, të gjithë nëntë vjeç; Cynthia Peak, një mësuese zëvendësuese, 61 vjeç; Katherine Koonce, 60 vjeç; dhe Mike Hill, një kujdestar, 61 vjeç, raporton BBC.
Sulmuesi quhej Audrey Elizabeth Hale, 28 vjeç nga Nashville, i identifikuar si një transgjinore.
Zëdhënësi i policisë Dan Aaron ka rrëfyer detaje nga vrasja e autorit të ngjarjes. “Aaron hyri në katin e poshtëm. Pati të shtëna në të gjithë dyshemenë përpara se [gjuajtësi] të shkonte në nivelin e sipërm. Dhe ishte në nivelin e sipërm ku [qëlluesi] u përball me policinë dhe u vra”, tha ai.
Ngjarja e rëndë ka tronditur vendin. Presidenti amerikan Joe Biden, ka urdhëruar që flamujt amerikanë të ulen në gjysmështizë.
“Në shenjë respekti për viktimat e akteve të pakuptimta të dhunës të kryera në Nashville”, ka urdhëruar Biden. Flamujt amerikanë do të qëndrojnë në gjysmështizë deri në fund të muajit.
Kjo do të thotë se flamujt në të gjitha ndërtesat dhe mjediset publike, si dhe në ambasadat amerikane, duhet të ulen në “gjysmë shtizë” (për të përdorur termin amerikan).



/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




