Bjellorusia dënon me 15 vjet burg lideren e opozitës

Botë | 4 vite më parë

Një gjykatë në Bjellorusi dënoi lideren e opozitës në mërgim Sviatlana Tsikhanouskaya me 15 vjet burgim pas një gjyqi në mungesë me akuza përfshirë komplotin për të përmbysur qeverinë.

Ajo e quajti dënimin e saj një akt hakmarrjeje nga autoritetet bjelloruse dhe u zotua të vazhdojë “të luftojë për liri”. Tsikhnaouskaya akuzoi se ligji dhe sistemi i drejtësisë në Bjellorusi nuk funksionojnë më dhe shteti “është kthyer në një KGB të madh”.

“Regjimi hakmerret ndaj meje dhe të gjithë bjellorusëve, hakmerret për faktin që ne zgjodhëm lirinë në 2020, sepse nuk dhamë dorëheqjen, nuk u dorëzuam, por vazhduam të luftonim. Nëse Lukashenko do të mundte, ai do t’i kishte burgosur të gjithë”, tha Tsikhanouskaya.

Përveç dënimit me burg, Tsikhnaouskaya u urdhërua të paguante një gjobë prej rreth 11,000 dollarë, raporton AP.

Tsikhanouskaya kandidoi kundër presidentit Alexander Lukashenko në gusht 2020, në një zgjedhje që i dha atij mandatin e tij të gjashtë në detyrë dhe u pa gjerësisht si i manipuluar. Rezultatet e votimit shkaktuan protestat më të mëdha në historinë e vendit.

Lukashenko filloi një goditje brutale ndaj demonstruesve, duke akuzuar opozitën për komplot për të përmbysur qeverinë dhe Tsikhnouskaya u largua në Lituani. Politikanët dhe aktivistët e tjerë kyç ose u arrestuan ose u bënë presion që të largoheshin nga vendi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme