Lirohen 79 policë të marrë peng në Kolumbi

Janë liruar 79 oficerët e policisë dhe 8 punëtorët e një fushe nafte që u morën peng gjatë protestave që u zhvilluan në qytetin e Caquetas në jug të Kolumbisë.
Të enjten e shkuar, në atë qytet shpërthyen aktet e dhunës pasi banorët bllokuan godinën e një kompanie të shfrytëzimit të naftës, duke kërkuar ndihmë për ndërtimin e rrugëve në zonë. Një oficer policie dhe një civil humbën jetën gjatë trazirave.
Ndërsa njoftoi lirimin e pengjeve, presidenti i vendit Gustavo Pedrom, iu bëri thirrje hetuesve të gjenin personat përgjegjës për dy humbjet e jetëve. Ministri i Brendshëm njoftoi më herët se oficeri i policisë dhe civili ishin vrarë me armë zjarri.
Shumë nga protestuesit janë banorë lokalë dhe indigjenë që duan që kompania Emerald Energy të ndërojë një infrastrukturë të re rrugësh rreth zonës së quajtur San Vicente del Caguan.
Në kolumbi është e zakonshme që të mbahen protesta në zonat energjitke dhe minierare ku komunitet kërkojnë ndërtimin e infrastrukturës, përfshi rrugë dhe shkolla.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




