Lufta në Ukrainë/ Rusia sulmon me raketa Zaporizhzhian, 10 viktima

Botë | 4 vite më parë

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një ndërtesë apartamentesh në Zaporizhzhia të Ukrainës është rritur në 10, teksa mes viktimave është edhe një fëmijë. Lajmi është bërë me dije nga Zyra Shtetërore e Shërbimeve të Emergjencave në rajonin e Zaporizhzhia.

“Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë tre trupa të tjerë nga rrënoja. Në total, 10 trupa janë nxjerrë, duke përfshirë atë të një fëmije“, thuhet në raport.

Nga ana tjetër, Ukraina ka zmbrapsur sulme të shumta në zonën e Donetskut lindor gjatë 24 orëve të fundit, teksa forcat ruse pretendojnë se janë gati të marrin qytetin lindor të Bakhmut, fokusi i luftimeve intensive për shumë muaj.

Megjithatë, shqetësimi kryesor për Ukrainën janë stoqet e saj gjithnjë në rënie të municioneve pasi lufta me intensitet të lartë me Rusinë nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi.

SHBA ka njoftuar një ndihmë ushtarake prej 400 milion dollarësh për të rritur rezervat e municioneve të varfëruara të Kievit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se paketa më e fundit e vendit përfshin raketa artilerie Himars me precizion të lartë./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme